Maqedoni/ Digjet flamuri shqiptar ne nje ndeshje basketbolli | ||||
|
Flamuri shqipetar eshte djegur serish kete rradhe ne Maqedoni. Disa tifoz maqedonas kane djegur flamurin ne nje ndeshje basketbolli mes Rabotnickit dhe klubit shqiptar KB Liria. Kjo ndeshje eshte zhvilluar te merkuren ne Shkup. Lajmin e ka bere te ditur agjensia e lajmeve “Ina”. Tifozet maqedonas nuk jane mjaftuar me kaq po kane leshuar nje numer te madh koresh ofenduese per shqiptaret. Sipas burimit, tifozet maqedonas kane brohoritur me pare parullat “shqipetar i vdekur” dhe “dhoma gazi per shqiptaret” dhe me pas kane djegur flamurin kuqezi. Ngjarja e ndodhur ne pallatin e sportit te Shkupit ka qene e ngjashme me ate te ndodhur pak muaj me pare ne Itali, ku huligane serbe dogjen flamurin e kombit shqipetar. “INA” shton me tej se ndaj ngjarjes nuk ka pasur asnje reagim nga ana e forcave te rendit qe ishin te pranishme ne stadium. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3140 |