Legjionaret/ Cana nje nga investimet me te medha te Gallatasarajit | ||||
|
Lorik Cana vazhdon te thyeje rekorde persa i perket futbollit shqipetar. Jo vetem po shkelqen ne arenen nderkombetare por tani po pushton dhe faqet e gazetave. Sipas nje studimi nga nje faqe turke Cana eshte lojtari i trete me i shtrenjte i Gallatasarait, ne sezonin kur gjigandet turq kane regjistruar nje rekord ne shifrat e shpenzuara ne merkato. Sipas faqes elektronike “ajansspor.com”, klubi nga Stambolli ka investuar 28 milione euro per blerjen e futbollisteve te rinj ne sezonin 2010-2011. Blerja me e shtrenjte ishte ajo e mesfushorit me tipare sulmuese, Zvezejdan Misimoviç: kartoni i boshnjakut u pagua 7 milione euro te Volfsburgu. 5 milione euro ka kushtuar talenti rumun, Bogdan Stanku, i cili u afrua nga Steaua e Bukureshtit, ndersa Cana u ble nga anglezet e Sanderlendit per 4.5 milione euro. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2756 |