Europa League / “Lorik Cana ti je krenari, Igli Tare legjenda je ti!” | ||||
|
Pritje madhështore te tifozëve kuqezi ne aeroportin e Shkupit për dy përfaqësuesit shqiptare te Lacios Lorik Cana dhe Igli Tare, ne prag te takimit te Europa League kundër maqedonaseve te Rabotniciki. Nga një pritje e tille tepër e nxehte dhe speciale ku bënin pjese tre grupime: “Ballistet e Tetovës”, “Sokolat e Dibrës” dhe “Kastriotet e Gostivarit”, duket se kane mbetur te habitur edhe vete drejtuesit italiane, por edhe lojtaret e tjerë te Lacios. Skuadra e Lacios zbarkoi ne Shkup ku pritet te ketë një ndeshje pa shume impenjim pas fitores ne takimin e pare ne “Olimpiko” me rezultatin e thelle 6-0. Kundër Rabotnickit, ndeshje qe do te zhvillohet ne orën 20:45, Lorik Cana pritet te jete titullar duke ndihmuar Ledesmen ne mesfushe pas dëmtimit te Brokit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4816 |