Bundesliga/ Roshi titullar, Keln humbet “Derby” me Leverkusen | ||||
|
Ne "Rhein Energie Stadion" ne Koln, Odhise Roshi ka luajtur gjate gjithe takimit si titullar dhe ka zhvilluar nje ndeshje te kenaqshme sot, ndonese skuadra vendase ka humbur takimin “derby” me Bayer Leverkusen 0-2. Me gjashte lojtare titullar qe i mungonin skuadres se Kelnit, perfshi edhe qendermbrojtesin, kapitenin Geromel, trajneri i skuadres i ka dhene Roshit rolin e titullarit ne krahun e djathte te mesfushes. Loja ka filluar e shpejte, per vendasit te cilet ne minuten e 5-te rrezikojne me ane te Podolskit qe gjuan jashte pas pasimit te mesfushorit te kombetares Roshi. Megjithe epersine e vendasve ne 10-15 minutat e para, jane miqte te cilet kaluan ne avantazh qe ne minuten e 15-te, me ane te Lars Bender, pas assistit te Vedran Corluka. Ne minuten e 17-te Roshi ka bere nje kalim te bukur nga ana e djathte e mesfushes vendase, hyn deri ne zone te rreptesise por eshte bllokuar paster nga mbrojtesit e Bayern. Ne minuten e 24-ter Roshi ka rrembyer nje top te bukur lojtareve te Leverkusin, por gjyqtari kryesor ka akorduar faull kunder lojtarit shqiptar, i cili te njejten nderrhyrje kryen edhe 3-minuta me vone duke dale fitimtar dhe duke i krijuar mundesi Novakovic qe te gjuaje fort, por topi ka perfunduar jashte kuadratit. Megjithe perpjekjet e skuadres vendase per te barazuar rezultatin, pjesa e pare perfundon me fitoren e Bayer 0-1. Pjesa e dyte, ashtu si e para fillon vrullshem per vendasit qe mundohen te shenojne. Ne minuten e 48-te, Roshi i cili vazhdon te aktivizohet edhe gjate pjeses se dyte, leshon nje top te shpejte per Podolskin qe gjuan forte, por topi eshte bllokuar nga nje mbrojtes. Menjehere, pas ketij aksioni vjen goli i dyte per skuadren e Leverkusen qe shenon perseri nga goditja e kendit, dhe perseri eshte Lars Bender qe dyfishon rezultatin. Dy gola, ne dy goditje nga kendi. Ne vazhdim gjithcka mbeti e pandryshuar dhe loja u be e ngadalte, pas shume ndalesave qe ulen mjaft ritmin e takimit. Roshi, i cili luajti per here te pare ne Bundesliga si titullar dhe gjate 90-minutave zhvilloi nje takim te kenaqshem dhe te forte, ndonese skuadra e Kelnit humbi. Skuadra e Bayer Leverkusen, vazhdon te mos humbi asnje takim ne Bundesliga jashte fushes se vet. Gent Mebelli Rhein Energie Stadion, Koln Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2063 |