Zvicer/ Semina shkelqen ne syte e Tramezzanit | ||||
|
Mbrojtesi shkodran protagonist ne barazimin e Locarnos me Winthertur 1-1 Ne minuten e trete bjondi shkodran jep nje asist te mbrekullueshem per kosovarin Pacarizi qe e kthen ne gol topin e tij. Ne nje prononcim te tij per Albaniasoccer.com Semina tha qe ishte i kenaqur per ndeshjen qe zhvilloi, por i erdhi keq qe ju desh te dilte nga fusha e loje si shkak i nje demtimi. “Deri ne momentet kur isha ne loje zhvillova nje ndeshje te mire, por ne fund te pjeses se pare mora nje goditje. Provova te rifilloja pjesen e dyte, por dhimbja ishte e fort dhe mu desh te kerkoja zevendesimin". Per sa i perket prezences se zevendesit te DeBiasit, Paolo Tramezzani, mbrojtesi shkodran tha se : “Normalisht qe me behet qefi nese nje person i stafit te kombetares vjen per te me pare. Pas ndeshjes pata edhe nje bisede me Tramezzani i cili me tha se kishte mbetur i kenqur me paraqitjen time". Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2140 |