Itali/ Lorik Cana : Nëse nuk luaj rregullisht, atëherë do të largohem! | ||||
|
Lorik Cana është duke kaluar një nga se zonet më të vështira të karrierës së tij, teksa te Lacio, aktivizimi duket se është gjithnjë e më i paktë. Për shkak edhe të problemeve të shumta fizike, mesfushori i kombëtares shqiptare ka zhvilluar vetëm pak ndeshje me ekipin bardhekaltër. Probleme të tilla, por edhe fakti se Edi Reja e sheh gjithnjë si zëvendësues të Brokit apo Ledezmës, duket se do të çojnë në një divorc të Lorikut me Lacion në verën e ardhshme. Lojtari kuqezi ka kërcënuar hapur klubin, se do të largohet në rast se nuk do të gjejë vend në formacion. “Nëse nuk do të luaj me vazhdimësi në këtë pjesë të mbetur të sezonit, atëherë nuk e përjashtoj mundësinë që të largohem në verë, - ka thënë ai, cituar nga “calcionews24. com”. – Në gjykimin tim gjithsesi, aventura me Lacion ka qenë pozitive, por dëmtimet kanë kushtëzuar paraqitjet e mia. Tani jam duke kaluar një moment të mirë në Romë”, është shprehur më tej mesfushori i përfaqësueses kuqezi. Në fakt, Lorik Cana nuk ka qenë një futbollist i mësuar me pankinën, pasi në çdo skuadër ku ka luajtur, është aktivizuar përherë si titullar, si me Marsejën, me Sandërlendin apo me Gallatasarajin. “Nëse nuk luaj rregullisht, atëherë do të largohem. Ka qenë kjo deklarata deri diku shokuese e bërë dje nga Lorik Cana, një tregues se ai është një lojtar që nuk e pranon stolin, për më tepër që ndodhet në kulmin e tij si futbollist”. Po ku mund të shkojë Lorik Cana në verë? Megjithëse ka qenë në stol, lojtari shqiptar është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet, por fakti që Reja nuk po sheh shumë drejt tij, mesa duket e ka bërë të ndryshojë mendje. Cana pëlqehet ende në Francë nga Marseja, klubi ku ka qenë kapiten dhe një hero për tifozët. Gjithsesi, një tjetër opsion mbetet edhe Premier Liga angleze. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2038 |