HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Trukimet, Armand Caca bënte lidhjet mes futbollistëve të serisë “A” dhe bastvënësve ilegalë
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 02 Prill 2012 19:18   pdfShtypEmail

1ball_goalFutbolli italian tronditet sërish nga skandali i basteve, ku ka pasur një valë të re arrestimesh për trukime ndeshjesh. Tre persona janë arrestuar, mes tyre edhe ish-mbrojtësi i Barit, tashmë lojtar i Atalantës, Andrea Masiello.

Ndërkohë që edhe 20-persona po hetohen në gjendje të lirë për trukime, mes tyre figuron edhe një shqiptar, Armand Caca, i cili sipas mediave italiane, bënte lidhjet mes futbollistëve të serisë “A” dhe bastvënësve ilegalë, duke transferuar shuma të mëdha.

Hetimi po zhvillohet nga Prokuroria e Barit dhe synon zbardhjen e një çështjeje për trukimin e disa ndeshjeve të diskutueshme të ekipit të këtij qyteti në Serinë A, vitin e kaluar.

Mes ndeshjeve të dyshuara si të trukurara është edhe derbi Bari-Leçe, që përfundoi 0-2 dhe që u lejoi verdhekuqve të qëndrojnë në Serinë “A”, teksa Bari e kishte të sigurt rënien në Serinë B. Ndërkohë që veç kësaj, nën hetim janë edhe tetë ndeshje të tjera.

Prokuroria po heton në gjendje të lirë disa lojtarë si Daniele Portanova, Alessandro Parisi, Marco Rossi, Marco Esposito, etj. Vetëm pak muaj më parë, në Itali u arrestuan persona të tjerë të akuzuar për trukim ndeshjesh, mes tyre edhe kapiteni i Atalantës, Christiano Doni.


busy
komente