Kujtim Shala : Me vjen keq per Rudi Vaten, por futbolli shqiptar dhe kosovar kane shume probleme | ||||
|
Legjenda e futbollit shqipetar, Kujtim Shala ndihet i merzitur qe eshte larguar Rudi Vata nga pankina e Vllaznise se Shkodres. “Me vjen shume keq per Rudin, kam respekt per te dhe ka qene nje futbollist dhe eshte nje person shume i respektuare. Edhe une kam pas te njejtin fat me KF Prishtina, por cka te besh nuk mundem ta bejme ne Kosove e Shqiperi sikur ne Gjermani. Me thene te drejten nuk e percjell Kampionatin e Shqiperise e as te Kosoves. Me dhembe koka se ne gati cdo ndeshje sheh vendime te padrejta te gjyqtareve”. “Po ashtu, edhe ecurin negative te Prishtines nuk e le pa komentuare. Po me cudite renja e Prishtines. Me sa dije une ne dimer kane qene shume mire. Ama besoj se ne fund ata do te dalin Kampion”. “Edhe pse kam pasur probleme me drejtuesit te klubit, nuk dua ti shikoj Plisat e zemeruar. Do gezohesha per ta nese dalin kampion te Kosoves”. Lidhur me rivalin e vjeter Vllaznimin e Gjakoves, nuk jep asnje koment... Sami Bacaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2452 |