HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Gjermani/ Altin Lala, “Lamtumira më e madhe e të gjitha kohëve” për Hanoverin!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 04 Maj 2012 10:22   pdfShtypEmail

Altin_LALA_1Nuk është Bajerni, nuk është Dortmundi, por sërish është një krenari e madhe. Altin Lala mbyll të shtunën një epokë të jetës së tij sportive dhe klubi gjerman i Hanoverit gjithashtu mbyll epokën më të bukur të tij.

Ish-kapiteni, shqiptar, Altin Lala do të përcillet këtë të shtunë nga tifozët dhe shokët e skuadrës, do të thotë “lamtumirë” pas 14-vitesh të jetuara me pasionin më të madh, 14-vite të cilave ai u ka shijuar çdo sekondë, edhe kur ka qenë kohë për të vuajtur.

Gazeta më e madhe e Gjermanisë, “Bild” nuk ka dyshime dhe e quan ikjen e Lalës “lamtumira më e madhe e të gjitha kohëve” për Hanoverin. Ish-kapiteni do të mbajë për herë të fundit fanelën me numrin 8, ndërsa në arenën e Hanoverit mik do të jetë Kaizerslautern.

Mesfushori 36-vjeçar debutoi me fanelën e kuqe më 30-korrik 1998 në fitoren 2-1 ndaj Karlsruhes, në një ndeshje ku pati në krah një kampion të botës, pikërisht Guid Buhvaldin.

Presidenti i Hanoverit, Martin Kind, thotë për të: “Altini ka fituar në jetë çdo gjë të kësaj bote, ai është një pasuri e vërtetë për Hanoverin si lojtar dhe si njeri dhe unë jam i bindur se ai do të vazhdojë të ketë sukses në jetë”.

Pas Hanoverit, Lala do të shkojë për një vit të paktën tek Bajerni i Mynihut, ku do të ketë rol në fushë, por besohet edhe në staf tek skuadra e amatorëve, aty ku farkëtohen talentet bavarezë të së ardhmes.

Ish-emigranti shqiptar, që shkoi vetëm dhe në mënyrë ilegale në Gjermaninë e madhe dhe të huaj, mund të jetë krenar. Ai ka përshkruar një rrugë të gjatë, ka pasur sukses dhe është bërë shembull që mund të ndihmojë çdo bashkëkombas të tij.


busy
komente