Ne fokus/ Mediat e huaja pasqyrojne ngjarjen e Peqinit | ||||
|
Duket çudi, por nuk kanë munguar lajmet nga mediat e huaja për ngjarjen e Peqinit, ku deputeti Dashnor Sula ka kërcënuar me armë arbitrat e ndeshjes Shkumbini-Flamurtari. E përditshmja "Terra" shkruan se nxjerrja e pistoletës nga ana e zëvendës presidentit të klubit, njëkohësisht deputet, i ka kushtuar 6 pikë klubit të Shkumbinit. "Komisioni i Disiplinës në Federatë e ka dënuar me 6 ndeshje këtë klub, pasi zëvendës presidenti u nxorri pistoletën arbitrave, - shkruan "Terra". - Tashmë Shkumbini rrezikon të luajë në plejof për të siguruar qëndrimin në kategorinë e parë", komenton më tej ajo. Nuk mungojnë komentet edhe në Spanjë. Gazeta "Univision Noticias", shton se deputeti e ka patur një sjellje të përsëritur një gjë të tillë, ndërkohë që përmend me detaje të gjithë ngjarjen. Ndërkohë, komente të shumta edhe në shtypin sportiv të Portugalisë. Gazeta më e madhe sportive e këtij vendi, "A Bola", shkruan se "Shkumbini, një klub i vogël i Shqipërisë, u dënua me humbjen e 6 pikëve nga Komisioni i Disiplinës, pasi zëvendës presidenti i klubit kërcënoi treshen e arbitrave...me një pistoletë. Ngjarja e padëgjuar ndodhi të shtunën e kaluar, në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Flamurtari. 'Nëse Shkumbini nuk fiton, nuk largoheni që këtu'", shkruaj më tej kjo gazetë për ngjarjen. "A Bola" kritikon edhe policinë, që sipas saj nuk ndërhyri, por u desh vajtja e forcave nga Tirana. "Mais Futebol", një tjetër gazetë portugeze, përshkruan të njëjtën gjë, ndërsa shton se "deputeti Sula e ka mohuar ngjarjen, duke thënë se zhurma ka qenë nga fishekzjarret". Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1828 |