HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Berisha, Hidi & Sukaj kampionet shqiptare neper bote
nga AlbaniaSoccer   E martë, 15 Maj 2012 16:57   pdfShtypEmail

isli_hidiSezoni 2011-2012 ka kurorëzuar tre futbollistë shqiptarë që luajnë në ligat e ndryshme botërore. Ata janë Besart Berisha, Xhehavir Sukaj dhe Isli Hidi, që janë shpallur kampionë në Australi, Iran dhe Qipro. Një sukses i jashtëzakonshëm për këta lojtarë, ku protagonisti absolute i këtij sezoni ka qenë padyshim sulmuesi Besart Berisha. 26-vjeçari shënoi 21 gola në total me Brisbejn Roar, 19 prej të cilëve në sezonin e rregullt dhe 2 në finalen e madhe përballë Perth Glorit.

Në këtë mënyrë, Berisha u bë protagonist absolut, duke i dhënë skuadrës së tij titullin e dytë radhazi në A-League-n australiane, duke vendosur edhe një rekord për gola të shënuar Brenda një sezoni të vetëm. Sulmuesi që pritet të rikthehet në përfaqësuese pas një mungese 18-mujore fitoi “Këpucën e Artë”, u rendit I dyti në garën për lojtarin më të mirë dhe ishte në formacionin e vitit.


Suksesin e festoi edhe Xhevahir Sukaj në kampionatin Iranian. Sulmuesi I transferuar në janar 2012 të Sepahan Isfahan, duke e ditur që po shkonte te skuadra kampione dhe që ishte sërish pretendente. Ambientimi dhe konkurrenca e madhe brenda skuadrës bën që hapësirat për 24-vjeçarin të ishin të kufizuara. Megjithatë, me kalimin e javëve, Sukaj e bindi trajnerin Kranjçar dhe gjatë këtyre katër muajve është aktivizuar në 9 ndeshje të ligës me emrin “Kupa e Gjirit Persik” dhe 4 në Champions League-n aziatike. Në total sulmuesi arriti të shënonte tre gola, dy në kampionat dhe një në Champions.


Në Qipro festoi edhe Isli Hidi. I mësuar me trofe gjatë karrierës në klubet shqiptare, gardiani ka fituar edhe kampionatin në Ishullin e Afërditës me AEL Limasolin. Portieri kuqezi e ka pësuar të vështirë të gjente hapësirat e nevojshme për të luajtur, pasi argjentinasi Degra ishte titular I padiskutueshëm në klubin nga Limasoli. Hidi e mbylli kampionatin me vetëm një ndeshje të luajtur, por kjo absolutisht nuk mund ta ndalonte 31-vjeçarin që të festonte së bashku me shokët titullin e gjashtë në historinë e klubit qipriot.


busy
komente