HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Champions League Azia/ Sukaj shënon golin e dytë në Champions
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Maj 2012 14:16   pdfShtypEmail

xhevahir_sukaj_sepahanXhevahir Sukaj konfirmon momentin e mirë te Sepahan Isfahan, duke shënuar edhe golin e dytë në Champions League-n aziatike. Sulmuesi shqiptar ishte autor i golit të parë të skuadrës së tij, në fitoren 2-1 përballë sauditëve të Al Ahlisë.

Shkodrani 24-vjeçar shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 19-të, ku i shpëtoi bukur mbulimit të mbrojtjes dhe pas kontrollit perfekt të topit mposhti portierin me një goditje në kufi të zonës. Ky ishte goli i katërt sezonal për Sukajn dhe i dyti në Champions-in aziatik. Shkodrani zevendesohet ne minuten e 50-te, nga Seyedsalehi.


Al Ahli arriti të barazonte përkohësisht shifrat me rrjetën e Imad Ali në minutën e 63-të, megjithatë Sepahani e fitoi takimin pas golit të mbrojtësit Bengar, kur kishin mbetur edhe vetëm pesë minuta lojë.


Kjo ishte ndeshja e fundit në fazën e grupeve dhe me triumfin 2-1 përballë rivalëve direkt, Sepahani siguroi vendin e parë në Grupin C të Champions League-s aziatike, me 13 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje të luajtura.


Tashmë, kampionët e Iranit për sezonin 2011-2012 do të luajnë në fazën e 1/8-ve me skuadrën që do të renditet e dyta në Grupin A, ku në garë janë iranianët e Esteghlal dhe Al Rajan nga Katari.

Kel Naraci


busy
komente