HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Trukimet/ Rijat Shala, 150-mij Euro per trukimin e ndeshjes Kievo-Novara
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 30 Maj 2012 18:22   pdfShtypEmail

rijat_shala.1Ndeshja e Kupës së Italisë mes Kievos dhe Novarës, më 30 nëntor 2010, është një nga më të përfolurat në skandalin e trukimeve që ka përfshirë futbollin italian. Manipulimi i kësaj sfide ka treguar se çfarë ndodhte në të vërtetë në Itali, ku futbollistë shumë të njohur, korruptoheshin nga mafiozë të këtij sporti.

Sipas përgjimeve të Prokurorisë, por edhe rrëfimeve të bëra nga të penduarit si Karlo Xhervazoni, një grup mafioz sllav, i kryesuar nga Almir Gegiç, u ofroi 150 mijë euro futbollistëve të Novarës që të humbisnin me shumë gola ndaj Kievos. “Në fakt kështu ndodhi, Novara humbi me shumë gola, - rrëfen Xhervazoni. – Kujtoj që sllavët takuan Nikola Ventolën në një hotel dhe i dorëzuan një shqiptari që luante te Novara (Rijat Shala), 150 mijë euro, të cilat u ndanë edhe me lojtarë të tjerë, përfshirë portierin Fontana”, shton ai. Kosovari Rijat Shala ka qenë një futbollist tepër i njohur në Itali, ku ka luajtur me Kaljarin dhe me Novarën, ndërkohë që në sezonin e shkuar kaloi te Lugano në Zvicër.


busy
komente