Ne fokus/ Shkolla Naim Frasheri e Durrësit kampione e vendit | ||||
|
Shkolla Naim Frasheri e Durrësit u shpall kampione e vendit ne kampionatin kombëtar te shkollave te mesme te organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ne finale e cila u luajt ne stadiumin “Selman Stermasi” duke mare përmasat e një futbollit te vërtete durrsaket dominuan gjate gjithë lojës duke mundur shkollën e mesme “Partizani” nga kryeqyteti me rezultatin 3-1. Ky ishte vitit i dyte qe federata shqiptare me qellim masivizimin e futbollit organizonte ne bashkëpunim me drejtorinë arsimore rajonale kampionatin kombëtar te shkollave te mesme duke u shndërruar ne një realitet te këndshëm për te rinjtë e kësaj moshe. Këtë vit kampionati u zhvillua ne tre qytete te Shqipërisë ne Elbasan, Durrës dhe Tirane. Pas përballjeve mes shkollave në bazë rrethi, në fazën gjysmë finale “Naim Frasheri” kishte mundur shkollën “Qemal Stafa” nga pika e bardhe e penalltive ndërsa shkolla “Partizani” u kualifikua direkt. Këtë vit interesimi i të rinjve për të marrë pjesë në këtë aktivitet tashmë tradicional, u rrit shume aq sa mendohet qe vitin e ardhshëm te zgjerohet edhe gjeografia e zhvillimit te këtij kampionati. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2505 |