Ne fokus/ Deshtimi i Teutes dhe Flamurtarit ne Europa Lige | ||||
|
Aventura për dy skuadrat shqiptare ne Uefa Europa League Flamurtari dhe Teuta përfundoi këtë sezon qe ne turin e pare me shifrat me negative te viteve te fundit duke na kujtuar edhe njëherë se ato janë shume larg nivelit te futbollit evropian. Kater humbje te dy ekipet se bashku 12-gola te pësuar dhe vetëm një i shënuar, një mbrojtje e çoroditur dhe sulm aspak funksional e shterp duke treguar se qëllimi i tyre gjate gjithë sezonit është pjesëmarrja ne kupat evropiane dhe jo dëshira për te realizuar diçka pozitive. Skuadra vlonjate nuk arriti te realizonte ëndrrën e përballjes me skuadrën e Samuel Eto ne turin e dyte duke mos qene e afte për përmbysjen ne takimin e kthimit kundër hungarezeve te Honved. 2-0 ne Budapest dhe një rezultat i përgjithshëm 3-0 ne te dy përballjet. Pavarësisht një skeme me tre sulmues dhe një mesfushe te fuqishme ne ndihme te tyre skuadra e teknikut muca nuk arriti te dominonte ne fushe ndërsa pësoi nga një gol për çdo pjese. Fillimisht ishte Vernes ne minutën e 45-se, ndërsa Herve Chami sigloi shifrat përfundimtare 2-0 duke mbyllur kualifikimin ne minutën e 57-te. Me e tmerrshme ishte humbja e Teutës ne Gjeorgji ndaj metalurg me rezultatin e thelle 6-1. Vendasit shënuan tre gola qe ne pjesën e pare aq sa kanali gjeorgjian qe kishte te drejtat e transmetimit televiziv nuk e dha me pjesën e dyte duke i kushtuar rendësi një tjetër sfide te kupës Uefa Aktobe Lente-Torpedo Kutaisi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2025 |