Xhani De Biazi : Bakaj, Roshi dhe Sadiku mund të shkëlqejnë në futbollin italian | ||||
|
Trajneri kombetares shqiptare, Xhani De Biazi i ngacmuar nga gazetaret se cili prej futbollistëve të përfaqësueses shqiptare mund të shkëlqente në Serinë A, 56-vjeçar i ka sugjeruar klubeve italiane tre emra. “Te Shqipëria kam lojtarë që mund të mund të paraqiten mirë në kampionatin italian. Madje mund të them edhe emrat. Ata janë Elis Bakaj, Odise Roshi dhe Armando Sadiku”, ishte deklarata e trajnerit kuqezi. De Biazi ka parashikuar edhe një vizitë te Lacio, ku objektivi është të takohet me kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana. “Do të shkoj të takoj kapitenin tim, Lorikun. Dua ta takoj personalisht në këtë periudhë, pavarësisht se kemi folur shumë në telefon. Tashmë do të nisim të mendojmë për kualifikueset e Botërorit 2014”, tha trajneri. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2512 |