HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa League/ Tirana me Alesundin për historinë
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 26 Korrik 2012 11:15   pdfShtypEmail

Tirana-ZTETirana do të zbresë sot në fushën e lojës për ndeshjen e kthimit në turin e dytë të Europa League përballë Alesundit. Sfida në Norvegji, e cila starton në orën 19:00 vlen për kalimin në turin e tretë, ndërsa bardheblutë do të kërkojnë të shkruajnë historinë, duke u kualifikuar për të parën herë kaq lart në kupat e Europës.

Megjithatë, misioni i 24-herë kampionëve të Shqipërisë nuk është aspak i lehtë. Kjo mbi të gjitha prej rezultatit të sfidës së parë në “Qemal Stafa”, që përfundoi në barazim 1-1 dhe që favorizon dukshëm nordikët.


Trajneri Hulian Rubio Sançez duket se ka zgjedhur të luajë me një sulmues të vetëm, ku Mirel Çota do të mbështetet nga Lika e Ferraj, me objektivin për të tentuar të godasin kundërshtarët me kundërsulme. Ndërkohë, skema pritet të jetë 4-1-4-1, me Muçolarin që do të mbështesë repartin difensiv të përbërë nga Sina, Pashaj, Dushku e Ahmataj.


Edhe pse i nevojitet me patjetër të paktën një gol, drejtuesi i stolit preferon lojën e sigurt, duke blinduar mbrojtjen dhe mesfushën. Por, duket tekniku Hulian Rubio po shqyrton të gjitha alternativat e mundshme, ndërsa në stërvitjet e fundit Tirana është praktikuar edhe për ekzekutimin e 11-metërshave. Skuadra që kualifikohet, në turin e tretë të Europa League do të luajë me fituesin e çiftit APOEL-Zenica.


Takimi do të gjykohet nga një treshe nga Irlanda e Veriut, me kryesor Arnold Hanter. Sipas basteve, Alesundi është dukshëm favorit, me fitoren e norvegjezëve që kuotohet me koeficientin 1.25. Në anën tjetër fitorja e Tiranës ka koeficientin 9, ndërsa barazimi 4.7.


Rezultatet më të mundshme janë fitoret 1-0 dhe 2-0 të Alesundit me koeficientin 6, barazimi 1-1 që do ta kalonte ndeshjen në kohën shtesë ka koeficientin 8, ndërsa fitorja minimale e Tiranës 1-0 kuotohet me koeficientin e lartë 20.


busy
komente