HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Këndon himnin shqiptar, Xhaka nervozon zviceranët
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 30 Korrik 2012 20:31   pdfShtypEmail

granitxhakaTalenti kosovar, Granit Xhaka, sezonin e ardhshëm do të luajë me Borusian e Mynshengladbahut. Në këtë klub praktikohet një ritual që të gjithë futbollistët të këndojnë para kolegëve të tyre nga një këngë që zgjedhin vetë. Xhaka ka zgjedhur të këndojë himnin kombëtar shqiptar. Dhe kjo ka ngjallur nervozitet te gazeta zvicerane “Blick am Sonntag”, e cila e ka intervistuar Xhakën me pretekstin për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje.

I pyetur përse ka kënduar himnin shqiptar, Xhaka ka thënë se, “që fëmijë i mësojmë disa këngë të caktuara. Dhe, sinqerisht, është kënga e vetme që mundem ta këndoj edhe pse, vetëm strofat e para… Shokët e mi të skuadrës u befasuan, pasi ata nuk e dinin që prindërit e mi vijnë nga Kosova”.

Ndërsa pyetjes përse nuk ka zgjedhur të këndonte himnin e Zvicrës, Graniti i është përgjigjur se nuk e dinte tekstin e tij. “Kur kam qenë fëmijë natyrisht nuk e kam mësuar, pasi prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër”.

Më tutje gazetari i ka bërë vërejtje, duke i kujtuar se ai është duke luajtur për kombëtaren zvicerane, por Xhaka është përgjigjur: “Unë them gjithmonë: Ndihem 80%  si zviceran dhe 20% si kosovar. Unë jam zviceran, por rrënjët e mia janë pjesë e  imja dhe ashtu do të mbeten përgjithmonë. Unë nuk kam asnjë problem në lidhje me këtë”.

Por, shumë njerëz në Zvicër nuk e shohin me sy të mirë që ju të këndoni himnin shqiptar”, ishte pyetja e radhës e gazetarit, për të cilën Xhaka ka theksuar: “Mua më duhet të jetoj me këtë. Unë kam prejardhjen që kam dhe i qëndroj asaj. I dua të dy vendet me gjithë zemër. Nëse dikush mendon me një shpirtngushtësi të tillë, unë nuk kam çfarë të bëj. Dhe, ka edhe zviceranë autoktonë që nuk dinë ta këndojnë himnin zviceran. Mua, thjesht, më duket e vështirë për ta mësuar, por, të jem i qartë: Unë dua dhe do ta mësoj atë”, përfundoi Xhaka.


busy
komente