Reagimi/ Tagani: Ne s’kemi trukuar ndeshje, norvegjezet raciste, na lane pa buke | ||||
|
Gazeta norvegjeze “Verdens Gang”, qe ka bere publik edhe lajmin, ka telefonuar administratorin e klubit bardheblu, Salih Tagani, por ky i fundit ka hedhur poshte gjithcka, duke cilesuar si arsye te humbjes shkaqe te ndryshme qe fillojne nga zhvillimi i ndeshjes ne nje fushe me bar artificial, deri te mungesa e ushqimit dhe pijeve ne minibaret e dhomave te lojtareve ne hotel. “Kjo ndeshje nuk ishte fiksuar. Lojtaret tane kane pasur probleme te medha me fushen. Ata nuk jane mesuar te luajne ne bar artificial te bute dhe te paqendrueshem. Top ishte gjithashtu shume i rende”, ka deklaruar administratori i klubit te Tiranes, Salih Tagani. Ai tha se Tirana ishte nen presion te madh ne pjesen e pare, por u godit psikologjikisht kur Aalesund shenoi golin e dyte. “Ai goli ishte nje poshterim psikologjik per ne, pasi nuk kishte me asnje shprese”, tha ai. Akuzon menaxhimin e hotelit Gjithashtu, Salih Tagani ka folur edhe per te ate qe ai e quajti trajtim shume te dobet te hotelit ku qendroi skuadra e Tiranes ne Alesund. Madje, ai leshoi akuza te forta ndaj norvegjezeve, te cilet i ka akuzuar se kane shfaqur racizem ndaj skuadres bardheblu per nga menyra se si u trajtua delegacioni nga Shqiperia. “Une besoj se ne kemi qene viktima te racizmit atje. Gjithcka ishte problematike dhe ne fund kemi pasur shume debate me menaxheret e hotelit. E gjithe kjo histori preku lojtaret tane. Ne hotel kishte shume pak ushqim dhe une kam per te dale per te blere me shume buke. Pervec kesaj, milibaret ne dhomat e lojtareve ishin bosh”, tha Tagani. Me tej, ai shtoi se klubi i Tirana eshte i paster dhe kurre nuk kane qene i perfshire ne ndonje skandal te fiksimit te ndeshjeve. “Ndihem shume keq kur degjoj te tilla spekulime. Besoj te lojtaret tane dhe ne nuk jemi nga ato ekipe qe fiksojme rezultatin e ndeshjeve”, perfundon Tagani. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2087 |