HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Konfiskohen pasuritë e Rezart Taçit
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 09 Gusht 2012 09:02   pdfShtypEmail

rezart_taciGjykata e Tiranes ka vendosur sekuestro konservative ndaj disa prej kompanive te biznesmenit te njohur Rezart Taçit.

Gjykata e Tiranes ka urdheruar vendosjen e sekuestros konservative prane Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Tirane dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% te aksioneve te shoqerise “ARMO”, te zoteruara nga shoqeria “AMRA Oil”.

Gjykata po ashtu ka kerkuar vendosjen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te dy shoqerive te siperpermendura, ndersa ka kerkuar gjithashtu bllokim te pasurive te paluajtshme te “ARMO”, si dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut te saj deri ne perfundim te gjykimit.


Sekuestroja vendoset per nje shume jo me te madhe se 75 milione euro. Ky vendim, i dhene nga gjyqtari Ilir Çeliku, erdhi pas kerkeses se Bankes Nderkombetare te Azerbajxhanit, e cila ka provuar me fakte para gjykates se per te realizuar investime ne Shqiperi ka depozituar ne nentor te vitit 2008, ne llogarine e bankes Credins, shumen prej 75 milione eurosh.


Gjykata ka provuar se kjo shume eshte depozituar ne banken Credins ne tre keste. Kesti i pare eshte depozituar me date 18 nentor 2008 ne shumen 30 milione euro, kesti i dyte me date 19 nentor 2008 ne shumen 40 milione euro dhe kesti i fundit me date 21 nentor te te njejtit vit ne shumen 5 milione euro, per nje total prej 75 milione eurosh.


Por Banka Nderkombetare e Azerbajxhanit ka insistuar ne kthimin e shumes pasi pretendon se banka nuk e ka mbajtur si depozite, por e ka perdorur si kredi per ARMON. Gjithsesi, palet kane te drejten e ankimit ne Gjykaten e shkalles se dyte dhe se nese banka azerbajxhanase nuk do te depozitoje padine e ceshtjes ne themel brenda dy javesh, masa e sigurise e humbet fuqine e saj.

Ish financuesi i Gramozit si dhe sponsor zyrtar i A.C Milan beri realitet endrren e mijra shqiptareve duke sjellur ne Shqiperi ekipin e Milani dhe te Real Madridit. Emri i tij se fundmi u permend dhe ne blerjen e klubit spanoll te futbollit, Malaga.


busy
komente