Zvicer/ Sadiku dygolesh ne fitoren e Luganos | ||||
|
Lugano-Wohlen 4-1 Skuadra e Luganos ka fituar dje me rezultatin e thellë 4-1 kundër ekipit Vohlen. Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku ka shënuar dy gola, pikërisht në minutën e 12‘ dhe të 20‘ të takimit. Ky është dygolëshi i dytë i tij me ekipin e Luganos. Një gol ka shënuar edhe shqiptari Shalaj, i cili ka pasaportë zvicerane. Me fitoren e djeshme, Lugano ka fituar kryesimin me 13-pikë të grumbulluara. Elbasanlliu ka bërë një nisje të mirë të kampionatit duke treguar që është në topformë. Vetë lojtari, në një prononcim për median është shprehur i kënaqur me faktin që skuadra fitoi dhe ai shënoi përsëri. “Ishte një fitore e rëndësishme për ne pasi tani kryesojmë kampionatin me 13-pikë. Ndihem mirë për dygolëshin që shënova, pasi po e justifikoj besimin e drejtuesve të ekipit. Sezonin e kaluar shënova shumë gola, gjë që dua ta bëj edhe këtë kampionat. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm dhe ta ndihmoj sa më shumë ekipin tim. Kampionati është i gjatë dhe ka shumë të papritura, por synimi ynë është që sezonin e ardhshëm të luajmë një kategori më lart. Shpresoj ta realizojmë objektivin”, tha sulmuesi, Armando Sadiku. Lucerne-Grasshoppers 0-2 Jahmir Hyka luajti 90-minuta kundër Grasshoper, por ekipi i tij, Lucerna u mund me rezultatin 2-0. Një gol e ka shënuar shqiptari Amir Abrashi. Ndeshja është luajtur në orën 16:00 dhe është ndërprerë katër herë për shkak të vapës së madhe. Në Zvicër, arbitri ka të drejtë ta ndalojë takimin dy herë brenda një pjese që lojtarët të freskohen. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1925 |