Miqesore/ Duka: OK per takimin Flamurtari-Sevilia | ||||
|
Sot ne mesdite Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Armand Duka ka pritur ne zyren e tij perfaqesuesit e futbollit Katalanas te cilet perfaqesonin Klubin e Sevilias dhe te Barcelones. Ky takim u zhvillua per te marre aprovimin e Federates Shqiptare te Futbollit ( eshte rregullore e UEFA-s) per zhvillimin e takimit miqesor Flamurtari-Sevilia. Ky takim interesant do te zhvillohet me daten 9 shtator 2012 ne stadiumin Kombetar "Qemal Stafa". Ne kete takim presidenti Duka ka shprehur kenaqesine e tij per maredheniet e shkelqyera qe ekzistojne midis FSHF-se dhe Federates Spanjolle te Futbollit gje e cila nenvizoi Duka po zgjerohet edhe ne maredheniet midis klubeve. Ai mori premtimin nga perfaqesuesit spanjoll se ne te ardhmen do te kete mundesi per sjelle edhe skuadren e Barcelones ne Tirane sic ka ndodhur me pare me Real Madrid apo Milan. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2115 |