HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Meha dhe Kukeli gati per kombetaren
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 30 Gusht 2012 06:59   pdfShtypEmail

alban_mehaTashme nuk ka asnjë dyshim. Dy emrat e rinj te kombëtares shqiptare te futbollit për dy ndeshjet e para eliminatore janë kosovaret Alban Meha dhe Burim Kukeli. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare qe i kane pasqyruar gjerësisht prurjet e reja ne ekipin e Xhani de Biasi.

Gazeta prestigjioze zvicerane Blik i ka kushtuar një artikull te tere mesfushorit te Zyrihut Burim Kukeli. Sipas Blik, Kukeli do te beje debutimin me fanellën kuqezi te premten ne Tirane ne sfidën ndaj Qipros dhe pritet te jete një motor i vërtete ne mesfushe.

Kukeli ka konfirmuar lajmin ndërsa pret marrjen e pasaportës shqiptare. Një debutim ndërkombëtar 28 vjeçarit nga Gjakova i cili ka ardhur ne moshën 4 vjeçare ne Zvicër shkruan gazeta, është pika me e larte ne karrierën e tij ashtu si e shume patrioteve te tij ne këtë vend qe janë me shumice ne krahun e kundërt.

Ndërkohë edhe media gjermane bën te ditur se mesfushori Alban Meha ka mare një ftese nga kombëtarja shqiptare e futbollit. 26-vjecari nga Mitrovica luan qe nga sezoni i kaluar te Paderborn ne kategorinë e dyte ka luajtur 35-ndeshje me këtë ekip dhe ka shënuar 7-gola. Sipas mediave gjermane Alban Meha është grumbulluar nga Xhani de Biasi për dy ndeshjet e para kualifikuese ndaj Qipros dhe Zvicrës ndërsa pritet me detyrën e regjisorit te japë një frymëmarrje te vërtete ne fushën e kuqezinjve.

Menaxheri i tij Mikael Born ka ngelur mjaft i kënaqur për këtë grumbullim. Alban një zbulim i vërtete për Paderborn sezonin e kaluar ka marre frytet e prezantimit te tij fantastik dhe një pune te jashtëzakonshme ne skuadër.


busy
komente