Gjermani/ Gladbach i Xhakës po përjeton krizë të rezultateve | ||||
|
Monchengladbach ka hyrë në një seri të zezë të rezultateve, pas fundosjes në Bundesliga, Xhaka me bashkëlojtarë pësuan në shtëpi edhe nga skuadra turke e Fenerbahces, 2:4. Monchengladbach ishte konsideruar ndër skuadrat potenciale që këtë vit të lë gjurmë në Ligën e Kampionëve, por gjërat nuk po ecin mirë për skuadrën trajnerit zviceran, Favre. Gladbach pas gjashtë javësh në Bundesliga ka mbledhur vetëm gjashtë pikë, për të qenë në pozitën e 13-të në klasifikim, ndërkaq së fundi dëshpëroi edhe në Evropa Ligë. Gjermanët edhe pse luajtën para adhuruesve të tyre pësuan debakël nga skuadra e Fenerbahces. Turqit befasuan duke përmbyllë takimin me rezultat 4:2. L.d. Jong i pari kishte kaluar skuadrën vendase në epërsi në minutën e 18-të, por gjërat ndryshuan shumë shpejtë në favor të skuadrës turke. Cristian në minutën e 25-të shënoi golin e barazimit, ndërkaq Ramires pesë minuta para fundit të gjysmëlojës së parë shënoi golin e barazimit për t’i dërguar skuadrat në pushim me epërsinë e Fenerit. Përforcimi tjetër nga Premier Liga, Dirk Kuyt në minutën e 71-të ngriti epërsinë në dy gola dallim, 3:1. Vetëm tre minuta më vonë, gjermanët reaguan me golin e Camargos, por kur u mendua rikthimi i tyre, ata pësuan edhe golin e katërt që ishte i nokautit në këtë takim, nga Cristian që kishte shënuar golin e parë për mysafirët. Monchegladbach me të cilën skuadër nga minuta e parë u paraqit futbollisti shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, pas dy ndeshjeve mbanë pozitën e tretë me një pikë në Grupin C, pas Marsielles dhe Fenerbahces që kanë tubuar nga katër pikë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1814 |