Poloni/ Çani përjashtohet nga Polonia Varshava | ||||
|
Edgar Çani është përjashtuar nga skuadra e pare e Polonia Varshava ndërsa do te luaj për ekipin e te rinjve deri ne merkaton e janarit kur edhe do te shitet. Lajmi për sulmuesin e kombëtares shqiptare është bere i ditur ne faqen zyrtare te skuadrës polake. Vendimi thuhet ne komunikatën për shtyp është mare nga trajneri i pare pas takimit te fundit i vlefshëm për kampionatin polak te futbollit mes Polonia dhe Gks Belshatov. Çani i cili luajti ne ketë ndeshje përgjatë gjithë takimit mori nje penallti ne minutën e 90’, por pati nje debat te forte me lojtarin Thomas Brzyskim se kush do te ishte futbollisti i cili do te gjuante nga pika e bardhe e penalltisë. Me pas Brzyskim i hutuar nga ky debat raportojnë mediat polake goditi shtyllën pa arritur te kthente ne gol penalltinë e Çanit. Sipas mediave Edgar Çani eshte akuzuar për prishje te atmosferës se skuadrës. Ne sezonin e dyte me Polonia sulmuesi i kombëtares shqiptare u largua ne vere pas problemeve me pagen, por u rikthye te kjo skuadër pas një marrëveshje me presidentin e ri per te qëndruar deri ne merkaton e Janarit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2325 |