Miqësore/ Zvicra me pesë futbollist shqiptarë ndaj Tunizisë | ||||
|
Seleksionuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka ftuar pesë futbollistët shqiptarë për ndeshjen miqësore kundër Tunizisë, që zhvillohet më 14 nëntor, njoftoi Federata zvicerane e futbollit. Valon Behrami e Blerim Xhemajli (Napoli), Admir Mehmedi (Dynamo Kiev), Xherdan Shaqiri (Bayern Munchen) dhe Granit Xhaka (Borussia Monchengladbach) do të jenë pjesë e ekipit zviceran. Behrami është futbollisti shqiptar që ka regjistruar më së shumti paraqitje te ekipi helvetik. Ai deri më tani ka luajtur 37 ndeshje, pas tij vijnë Xhemajli e Shaqiri me nga 23 paraqitje, Xhaka ka 14, ndërsa Mehmedi 13-të. Përfaqësuesja zvicerane është pjesë e Grupit E të eliminatoreve për Botërorin “Brazili 2014″, sëbashku me Shqipërinë. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara i prin tabelës me 10 pikë të mbledhura. Futbollistët shqiptarë vlerësohen më të rëndësishmit në përfaqësuese. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2143 |