Gjermani/ Shaqiri, ndër më efikasët te Bayerni | ||||
|
Mesfushori i Bayern Munchenit, Xherdan Shaqiri në stinorin vjeshtor për skuadrën e madhe gjermane ka luajtur 1062-minuta dhe ka shënuar katër gola, si dhe ka asistuar shtatë herë. I bie që Shaqiri ka shënuar apo ka asistuar për çdo 96 minuta, transmeton ‘20 minuten.ch’. Vetëm Thomas Mueller (çdo 82 minuta), Franck Ribery (çdo 87 minuta) dhe Mario Manxhukiç (çdo 89 minuta) kanë qenë më efikas se ai. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2032 |