Armend Bytyqi: Per tu veshur "kuqezi" lojtarët lajmerohen shume vone | ||||
|
I lindur në Gjakovë, Armend Bytyqi që nga mosha 2 vjeçare u largua me familjen e tij në Zvicer ku u dashurua marrezisht pas lojes me top dhe filloi te mësoi futbollin. Në 1999 ai u inkuadrua në juniorët e klubit të njohur zvicëran Grasshoppers Zürich. Në moshën 16 vjeqare u huazua në disa klube të ligës së 2-të para se të transferohej ketë vit në 1.Liga (liga 3-të zvicrane) te klubi SV Hoengg ku luan me ekipen e parë si titullar i padiskutuëshem. Nje nje prononcim te tij per Albaniasoccer.com, lojtari i ri Kosovar shprehu deshiren e tij per te luajtur me kombetaren e moshave te Shqiperise, por njekohesisht eshte I habitur se si akoma nuk kontaktohen shume futbolliste te talentuar qe luajne ne Zvicer apo ne troje te tjera Europiane nga pergjegjesit e Federates Shqiptare Albaniasoccer: Armend, trego pak për fillimin e karrierës tuaj nga junior e deri më tani? Armend Bytyqi: Une kam filluar te luaj futbollin këtu ku jetoj ne Rümlang. Gjate fillimeve te mia, me kërkoi Grasshoppers dhe atje kalova ku mësova futbollin deri sa i mbusha 16 vjet. Kalova 3 vite në grupmoshat e YF Juventus ZH dhe FC Wil më kërkuan SV Hoengg, klub i 1.Liga. Ate shansë qe mu krijua, nuk desha ta humbasë pasi më premtuan një vend titullar në ekipin e parë. Në fillim pak kam luajtur mirëpo tani jam titullar.
Albaniasoccer: Cili ka qene motivacioni qe ju shtyu per te luajtur futboll? Armend Bytyqi: Vehtvetja. Une vet çdo hap me top e kam berë. Dhe atëhere familja me ka ndimuar shumë duke mos ma nderpre hpvin dhe deshiren. Edhe tani çdo fundjavë vijnë t‘i shikojnë ndeshjet e mia dhe kjo me jep forcë.
Albaniasoccer: Nga cilët futbollistë inspiroheni dhe cili është ekipi i juaj i preferuar? Armend Bytyqi: Për mua lojtari më i miri është Zidane. Karakteri tij më pelqen shume. Ai nuk flet shume por e tregonte ne fushë se çfarë dinte të bënte me topin. Klubi im i preferuar është AC Milan, por aktualisht Barcelona po luan futboll si duhet.
Albaniasoccer: Cilat janë objektivat tuaja me klub dhe si mendon ti realizosh? Armend Bytyqi: Te permiresohem si futbollist. ndonese punojmë intenzivisht çdo stërvitje, une preferoj te qendroj mbas ore ku pergatitem individualisht, megjithese duhet të punoj më teper. Sa me shume pune dhe stervitje aq me mire eshte.
Albaniasoccer: Klubi juaj SV Hoengg aktualisht rënditet i 15 në 1.Liga (Liga 3 Zvicrane), cilat janë objektivat? Armend Bytyqi: Momentalisht jemi ne situate të keqe. Mire po luajmë por nuk shënojmë gola. Dhe në anen tjeter po pesojme. Mirëpo tani kemi kohë të mendojmë deri në Janar. Do te punojmë qe te permiresohemi dhe qe te gjithë duhet të japim maksimalen. Deri tani un jam i kënaqur me ndeshjet e mija(paraqitjen time), por futbolli eshte loje kolektive dhe duhet qe te gjithe lojtaret te luajne mire.
Albaniasoccer: Sa ndeshje ke luajtur deri tani me klubin tuaj dhe sa gola ke shenuar? Armend Bytyqi: Gjitha ndeshjet i kam luajtur përpos 2 kur kam qenë i lënduar. Gola skam shënuar por kam dhënë disa asiste. Kam shpresë që kjo periudhe e shterpe golash do te kalojë dhe do te filloje teshënojë.
Albaniasoccer: Periudha dimërore e transfertëve po afrohet, a keni pasur oferta konkrete nga ndonjë klub? Armend Bytyqi: Janë disa oferta por nuk jap informacione pasi nuk eshtë e sigurtë se çka do të bëjë.
Albaniasoccer: Deri kurë keni kontratë me klubin tuaj dhe a mendoni të luani sezonin e ardhshëm aty? Armend Bytyqi: Kontratë kam deri ketë verë. Të Shikojmë ofertat në dimër. Ndoshta rri ndoshta jo. Varet nga bisedimet qe do te kem gjate periudhave te transfertave
Albaniasoccer: Në Zvicër ka shume lojtarë Shqiptarë që aktivizohen ne ligat Zvicrane dhe shume prej tyre luajnë per grupmoshat e skuadres kombetare te Zvicres, cfarë mendoni per ketë? Armend Bytyqi: Ashtu është. Per mendimin tim, problemi qendron tek thirrja. Federata Shqiptare shume vonë interesohet per lojtaret, ndoshta edhe sepse dokumentacioni ndryshon, pashaportat jane ndryshe. Ligjet jane ndryshe. Ndonjehere edhe ndonje lojtar qe interesohen e lajmërojne shume vone ose, shpeshëherë s’e lajmërojne hiç . Zvicra nuk mendon shumë, ata menjeherë e marrin talentin. Shpresoj që Shqipria të veproj njësoj, sepse nese qendron deshira e FSHF-se edhe mundesia eshte. Endrra ime është të luaj per Shqiperinë. Shpresoj një dit te më plotësohet kjo endërr.
Albaniasoccer: Ndonjë mesazh për të rinjtë që duan të behen futbolliste? Armend Bytyqi: Duhet të besoni në vete që mundeni te arrini diçka dhe duhet gjithnje stervitje intensive dhe shume ushtrime. Jo vetëm me ekip, por edhe vetëm.
Intervistoi: Elbasan Asanaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2897 |