Franca/ PSG përforcohet me një portier shqiptar nga Tetova | ||||
|
Portieri shqiptar, Enis Azizi është paraqitur në faqen zyrtare të Paris Saint Germain si përforcim i rradhës, ndonëse ende asgjë nuk ka në letër. Enes Azizi është 18 vjeçar, ai është formuar si lojtar me ekipin e të rinjëve të Lausanne Sport, prej aty ku gjiganti francez furnizohet rregullisht me lojtarë të talentuar. Nga kjo skuadër PSG-ja e kishte marrë edhe Lorik Canën, në vitin 1999, për ta zhvilluar në një lojtar të klasit botëror. Azizi kohë më parë ka punuar në Holandë edhe trajnerin e njohur shqiptar të portierëve, Arben Kasolli. Është befasi se si një skuadër e njohur si PSG, ende pa përfunduar zyrtarisht negociatat, e ka prezantuar Azizin. Menaxheri i tij, Arzen Ramadani, pranon se janë afër marrëveshjes me PSG-në, por gjërat nuk janë hedhur në letër dhe kontrata nuk është nënshkruar ende. “PSG-ja vërtetë është një skuadër e madhe, ajo e ka prezantuar atë ende pa u finalizuar marrëveshja, ndonëse parimisht kemi pajtueshmëri, pasi që kuptohet se PSG-ja është skuadër e madhe”, – tha Ramadani, në një bisedë për sporti1.com. Merret vesh se për Azizin ka shprehur interesim konkret edhe Fulham. Futbollisti nga Tetova është formuar në futbollin zviceran me ekipet zinxhirë të skuadrës ku është dalluar nga skautët parisien, të cilën e kanë thirrur në prova, ku i ka bindur ata, por ndonëse nuk është formalizuar në letër marrëveshja, Azizi i ka bindur ata që të nguten ta publikojnë atë si përforcim. Pas Lorik Canës e Edvin Muratit, Enis Azizi bëhet futbollisti i tretë shqiptar që do të veshë fanellën e PSG-së, ku skuadra vlon nga konkurrenca. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2216 |