Ne fokus/ Lazio i së ardhmes ‘flet’ shqip | ||||
|
Sipas zërave të merkatos numri i futbollistëve me origjinë nga trevat shqiptare do të rritet sezonin e ardhshëm. Drejtori Teknik i bardhekaltërve Igli Tare po punon për të afruar në ekip kosovarët Granit Xhaka të Borusi Munchegladbah dhe Amir Abrashi të Grasshoper. Afrimi i tyre por edhe blerja e mundshme e Ujkanit do të bënte që në Romë me fanellën e Lazios numri i shqiptarëve të rritej. Për momentin me Lazion luajnë kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana si dhe portieri i përfaqësueses së 19 vjeçarëve Thoma Strakosha. Ndërkohë në drejtim gjendet ish sulmuesi i Shqipërisë Igli Tare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2284 |