HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Gjermani/ Meha tregon formë të lartë në fazën përgatitore
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 28 Janar 2013 11:54   pdfShtypEmail

alban_mehaMeha të shtunën në ndeshjen e fundit kontrolluese shënoi një gol dhe asistoi një tjetër në fitoren 2:1 ndaj Bochumit. Ai shënoi gol të bukur në minutën e 45-të, ndërsa asistoi në pjesën e dytë nga një goditje dënimi.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka shënuar edhe në tri ndeshje të tjera përgatitore. Meha realizoi edhe në përballje me dy skuadrat zvicerane, St. Gallen e Lugano, si edhe në takim kundër ekipit të madh gjerman, Schalke. Kundër St. Gallenit kontriboi edhe me dy asistime.

Meha duket se është kthyer në formë pas problemeve që pati në stinorin vjeshtor. Ai një kohë humbi vendin te Paderborni. Edicioni pranveror në kategorinë e dytë gjermane nis pas një jave.

‘Pas golit fenomenal të Alban Mehës, në pjesën e dytë kemi diktuar ndeshjen’, ka thënë trajneri i Paderborni, Stephan Schmidt, pas ndeshjes të së shtunës.

Paderborni stinorin pranveror e nis ndaj Eintracht Braunschweigut.

Meha 26-vjeçar në 13 ndeshje të këtij edicioni ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim. Në pranverë pritet të jetë i padiskutueshëm në përbërjen bazë, njëjtë siç ishte edhe në kampionatin e kaluar. Paraqitjet e mira me Paderbornin i siguruan atij ftesë në kombëtaren e Shqipërisë.

‘Prej ndeshjes miqësore me Kamerunin që e kishim me Kombëtaren e Shqipërisë, unë nuk kam mundur të luaj edhe aq shumë për ekipin, për shkak të lëndimit në gju. Por tash jam shumë mirë, nuk po ndiej dhimbje dhe përgatitjet po më ecin mirë. Dua që me paraqitje të mira të bind ndonjë skuadër të Bundesligës 1, pasi ky është synimi im’, ka thënë Meha kohë më parë për gazetën. Ai me Paderbornin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015.


busy
komente