Kristi Vangjeli fiton "derbin" shqiptar | ||||
|
Kristi Vangjeli eshte rikthyer si titullar tek Aris i Selanikut dhe skuadra e tij ka fituar jashte fushe ne Livadhja me rezultatin 0-2. Mbrojtesi i kombetares se Shqiperise luajti gjate gjithe takimit, i pari si titullar qe pas demtimit te pesuar perpara ndeshjes me kombetaren ndaj Danimarkes ne Tirane. "Ndihem mire, por jo plotesisht. Javen e kaluar luajta vetem pak minuta pasi e lendova kemben e demtuar. Por kete jave isha ne gjendje te luaja gjate gjithe takimit", u shpreh Vangjeli per Albaniasoccer, menjehere pas perfundimit te ndeshjes. "Ndjehem pak i lenduar sepse pata disa perplasje te forta gjete ndeshjes. Do te udhetojme per ne Athine dhe me pas rreth ores 23.00 do te fluturojme per ne Selanik dhe ky udhetim i gjate do te kete efekte negativ per kemben qe po me mundon tani qe po flasim", vazhdoi prononcimin e tij mbrojtesi i kombetares. Aris mundi skuadren e Levadhjakos, tek e cila aktivizohet edhe shqiptari Alban Bushi i cili hyri ne loje ne minuten e 56-te dhe u ndeshkua me karton te verdhe ne minuten e 59-te, pasi rreagoi negativisht duke sforcuar Vangjelin per tu ngritur, pas nje demtimi te tij gjate lojes. Bushi nuk arriti te realizoi per skuadren e tij dhe fitorja ishte shume e rendesishme per Aris. "Na duhej kjo fitore per vete poziten ne te cilen ndodhemi dhe pretendimet qe kemi", perfundoi Vangjeli biseden per Albaniasoccer. Kel Naraçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1961 |