Angli/ Adnand Januzaj, gati të debutojë me Mançester Junajtid | ||||
|
Mesfushori shqiptar Adnand Januzaj mund të debutojë me skuadrën e parë të Mançester Junajtid në ndeshjen ndaj Svanseas. Ndeshja ndërmjet Junajtid dhe Svanseas do të luhet në fundjavë në kuadër të javës së parafundit (37) të Premier Ligës. "Ferguson mund ta përfshijë në ekipin e parë Januzajn para se të përfundojë ky sezon dhe pikërisht kjo mund të ndodhë kundër Svanseas. "Ai mund të spikasë në 'Old Traford'", - shkruan media britanike. Junajtid e ka fituar titullin, prandaj Ferguson kërkon t'u japë hapësirë të rinjve në ndeshjet e fundit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2250 |