Zvicër/ Zvicra thërret katër shqiptarë | ||||
|
Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e tetë qershorit, kundër Qipros, që do të luhet në kuadër të eliminatoreve për ‘Brazili 2014’. Në mesin e të ftuarve nga Ottmar Hitzfeld janë edhe katër lojtarë shqiptarë: Valon Behram, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Zvicra është lidere e Grupit E me 11 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Shqipëria e Islanda, që renditen në vendin e dytë respektivisht tretë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2560 |