Në fokus/ Berisha, mesfushori më i mirë në Austri | ||||
|
Mesfushori kosovar me pasaportë norvegjeze, Valon Berisha, është shpallur si mesfushori ofensivë më i mirë në Bundesligën austriake. Këtë çmimi Valonit ia dha gazeta austriake ‘Kurir’, e cila bëri zgjedhjet e më të mirëve në Bundesligë. Berisha këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me skuadrën e tij, Red Bull Salzburg, në elitën e futbollit austriak, ndërsa ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë. 20-vjeçari është shpallur edhe asistuesi më i mirë në Bundesligë, me 13 asistime. Berisha është transferuar te Salzburg verën e vitit të kaluar nga Vikingu norvegjez. Ai është pjesë e përfaqësueses së Norvegjisë, të cilët do t’i ndihmojë për sfidën që këta të fundit do ta zhvillojnë më 7 qershor kundër Shqipërisë në Tiranë. Valoni gjithashtu është grumbulluar edhe me skuadrën U-21 të Norvegjisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2121 |