Legjionarët/ Mavraj përgënjeshtron zërat që e cojnë te Lazio | ||||
|
Mediat italiane zbuluan lajmin se Mërgim Mavraj do të shkoj te Lazio dhe e quajtën të mbyllur marrëveshjen me të, por lojtari kuqezi zbulon se interesi konkret ka munguar. Lojtari shqiptar thekson se nuk ka foluar asnjëherë për transferimin në Romë, madje ka theksuar përherë se mund të qëndrojë te klubi aktual edhe pse ka rënë një kategori më poshtë. Në vijim ai shton se tani nuk është momenti i duhur për të folur rreth rinovimit të kontratës, ndërsa e pranon se agjenti i tij dhe klubi kane nisur bisedimet dhe janë afër firmës. Mavraj shton se zërat që e lidhën me Lazion u shtuan gjatë kohës që ai ishte grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjen kundër Norvegjisë, por nënvizon se ishte shtypi italian ai që e fryu këtë situatë duke e konsideruar pothuajse të mbyllur transferimin e tij te skuadra ku luan edhe Lorik Cana. Në fund, 27-vjeçari shqiptar pohon se objektivi aktual është që të ndihmojë Greuther Furth për t’u ringjitur sa më shpejt mes skuadrave më të mira të kampionatit gjerman. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2268 |