Hamdi Salihi ndeshkon ish skuadren | ||||
|
Sulmuesi i kombetares se Shqiperise, Hamdi Salihi ka shenuar golin e fitores per skuadren e tij Rapid Viena duke mundur ish ekipin e tij SV Ried. Ne minuten e 63-te, pas nje aksioni te nisur nga goditje denimi, topi u shoqerua me shpejtesi ne krahun e djathte te sulmit vendas dhe aty Gartler kroson menjeher brenda zones dhe Salihi fluturimthi e dergon topin ne rrjete midis dy mbrojtesave duke mundur ish bashkelojtarin, portierin Gabauer. Salihi, i cili luajti qe nga fillimi i takimit si titullar, pasi Jelovic dhe Janocka qe te dy ishin te pa disponueshem per arsye shendetesore, shenoi golin e tij te 10-te per Rapid dhe te 12 ne total, per kete sezon, pasi 2 golat e pare i ka shenuar si lojtar i SV Ried. Goleadori shqiptar, kishte edhe dy raste te bukura per shenim ne minutat e 77-te dhe 87-te, por nuk mundi ta shtonte avantazhin. Per Ried ne minuten e 80-te, pati nje rast shume te bukur shenimi, sulmuesi shqiptar Atdhe Nuhiu, por pa mundur te barazoje. Nuhiu hyri ne loje 1 minute perpara shenimit te golit nga Salihi. Pas 19-javesh, Rapid udheheq e vetme tabelen e klasifikimit me 41 pike, dy me shume se Salzburg e vendit te dyte. Kjo ishte dhe java e fundit per «Tip 3 Bundesliga» kete vit, per te rifilluar vitin e ardshem me takimet e javes se 20-te. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2061 |