HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne Fokus/ Atëherë kur Hitzfeld ishte më shqiptar se ne
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 12 Tetor 2013 21:23   pdfShtypEmail

Ai mund të ketë shuar ëndrrën shqiptare për kualifikim në botëror dhe atë me djemt shqiptarë. Por, gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ka qenë vet përzgjedhësi Ottmar Hitfzeld ai që nga kontoja e tij personale kishte ndarë 100 mijë marka për fëmijët e Kosovës.Omar Hitzfield

Ishte lufta e Kosovës, viti 1999, kur trajneri i skuadrës më të madhe gjermane, Bayern Munich, i dha plot 100 mijë marka për fëmijët e Kosovës.

Ky ishte lajmi që u transmetua në ato ditë tmerri për popullin tonë, por vetëm me një mungesë të faktit. Ai njeri ishte Ottmar Hitzfeld, trajneri i sotëm i kombëtares së Zvicrës në futboll.

Në vazhdën e nidhmave që po jepeshin për fëmijët shqiptarë që po përballen me tmerrin e luftës së një pushtuesi, një trajner, një njeri human, kishte ndarë nga konto e tij personale shumën më të madhe që i është dhënë ndonjëherë popullit të Kosovës nga ndonjë njeri i sportit botëror.

Pas shembullit të tij nuk mbeti indiferente as edhe vet federata e futbollit e Gjermanisë (DFB), e cila kërkoi që në një javë të Bundesligas nga një markë të çdo bilete të shitur të ndahej për Kosovën.

Pas Hitzfeld u radhitën edhe shumë klube, duke përfshirë edhe dërgimin e ndihmave humanitare nga klube si Interi, Bayerni dhe disa klube tjera zvicerane dhe austriake.

Pse e kujtuam këtë? Për të rikujtuar opinionin dhe për të ditur atyre që sot janë më patriotë se patriotët dhe më tradhtar se tradhtarët, se ky njeri që ka mbledhur gjashtë futbollistë shqiptar në kombëtaren e Zvicrës ka qenë më shqiptar se ata që po ia akuzojnë bashkëkombasit. Madje në ditët më të vështirë të këtij vendi.

Në ndeshjen e fundit, ai bëri një kërkesë shumë humane në konferencë për shtyp. Ai kërkoi që lojtarët e tij shqiptar të mos vërshëllehen, një kërkesë jo vetëm që u shkel nga tifozët Kuq e Zi, por edhe u rrit me fyerje tjera të rënda.

Reshat Ibrahimi


busy
komente